Dhunë e urrejtje në Tik-Tok, sherret përfundojnë në rrugë! A duhet të ndalohet si aplikacion? Flasin të rinjtë: Të shtohet kontrolli

27 Nëntor 2023, 20:29| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 20:39

  • Share

Ngjarje që shihet në video ku dëgjohen të bërtitura dhe akte dhune ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa video është publikuar menjëherë në Tik Tok. Të përfshirë janë personazhe të njohur nga moshat e reja, me ndikim të fortë tek ata.

Trendi i ngacmimeve” apo ‘i të fortëve online” po përhapet me shpejtësi, nga të ashtuquajturit “VIP-a”, e që po prek dhe rininë shqiptare. Tik Tok ndryshe nga aplikacionet e tjera sociale ka filtra më tolerantë ndaj përmbajtjeve me skena dhune apo fjalor të papërshtatshëm. Çdokush është i ekspozuar ndaj mesazheve që përmbajnë dhunë apo gjuhë urrejtjeje, dhe ata që mund të bien pre më lehtë, janë adoleshentët.

Në 16 maj 2023 një 15-vjeçar mbeti i vdekur dhe bashkëmoshatari i tij u plagos në Gramsh, pas një sherri me thika që kishte nisur fillimisht me komente dhe mesazhe në Tik Tok. Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin dhe mundësinë për mbylljen e aplikacionit.

“Ju e dini opinionin tim për “TikTok”-un dhe nuk ka nevojë që ta shpreh. Unë jam i qartë. Për mua “TikTok” duhet mbyllur”.

Por çfarë mendojnë të rinjtë apo prindërit për mbylljen e Tik Tok-ut?

Përgjigjet e të rinjve për Report Tv

-Mendoj që jo

-Për gjeneratën tonë besoj po

-Për ta mbyllur jo, por të kontrollohen skenat e dhunës

-Normal që jo se ne aty rrimë gjithë ditën

-Mendoj që po, përderisa ka ngacmime

Shumë shtete amerikane e kanë ndaluar aplikacionin, ndërsa shumë të tjera përfshirë Danimarkën, Belgjikën apo Kanadanë po zbatojnë politika për ndalim të pjesshëm pas dyshimeve për sigurinë e të dhënave.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ols Sh + Ziu: 28/11/2023 11:59

    o kleviol ca dine kta per strategjit, ca pra? ca din kta per sjelljet me karakter agresiv? ca din kta per mesazhet dhe imazhet, ca praaaa caaa??? p.s. te dokja po te presim

    Përgjigju
  • Kusari: 27/11/2023 22:16

    Po normal qe duhet ndaluar. Perderisa ka kokshpulla si ky ne foto qe bejne video ne kte aplikacion, rinia shqiptari do kete shembuj trushplaresh e kokshtypurish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?