Foto ilustruese

Kronikë

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, pranga 23-vjeçarit në Krujë

9 Korrik 2020, 08:33| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 08:34

  • Share

Një i ri nga Kruja është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë.

Sakaq, në Durrës policia arrestoi një 34-vjeçar me iniciale J.H pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip "Lonxa", pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?