Sport

Dhunë masive edhe në miqësore, plas grushti dhe të sharat në AF Elbasani - Pogradeci! Tifozët në fushë (VIDEO)

19 Korrik, 20:42| Përditesimi: 20 Korrik, 00:03

  • Share

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një 'lufte'. 

Në fushën e gjelbër shpërtheu një sherr masiv, teksa arsye ishte sjellja provokuese e një prej futbollistëve të Pogradecit. Fillimisht u përplasën ashpër futbollistët e te dy ekipeve, ndërsa më pas u përfshinë stafet e tyre, por edhe tifozë të cilët zbritën nga tribuna. 

Pas ndërhyrjes së security, por edhe shumë personave të tjerë, situata e qetësua, por sërish mbetet e papranueshme për një ndeshje miqësore.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi Vlore: 19/07/2025 22:49

    Ku loz Pogradeci vetem sher ka ne fushe,eshte bere si Peqini i dikurshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?