Trazirat e huliganëve

Dhunë mes huliganëve në CL, plagosen katër policë! Arrestohen 39 ultras (VIDEO)

1 Dhjetor 2023, 10:10
  • Share

BIRMINGHAM - Aston Villa dhe Legia e Varshavës u përballën mbrëmë në "Villa Park" për raundin e pestë të grupeve në Conference League. Në fillim të sfidës që doli 2-1 për vendasit, tifozët e të dyja skuadrave u përleshën masivisht në rrugët e qytetit.

Sipas medieve në ishull katër policë mbetën të plagosur dhe 39 tifozë u arrestuan. “Oficerët e policisë u përballën me skena të neveritshme dhe shumë të rrezikshme, duke përfshirë hedhjen e pishtarëve ndaj tyre”, shkroi Policia e West Mindlands.

Trazirat u nxitën nga tensionet mbi kufizimet në numrin e tifozëve miq në Villa Park. Numri i biletave për tifozët e Legias, me këshillën e shërbimeve lokale të shpëtimit dhe sigurisë, u reduktua në vetëm 1000 dhe sigurisht që tifozëve të Legias nuk u pëlqeu aspak. Federata polake po akuzon tani Aston Villan se siguria ishte në nivele të larta, por klubi anglez kufizoi aksesin e vizitorëve në këtë sfidë, gjë që nuk u pëlqeu ultrasve.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Legias kthehen në protagonistë, ndërsa njihen për huliganizmin e tyre dhe në çdo transfertë ku shkojnë shkaktojnë trazira. Sfida përfundoi 2-1 për Aston Villan, teksa goli i Legias u shënua nga Ernest Muçi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?