TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve.
Të tre rastet kanë ndodhur në Tiranë, ndërkohë që njëri prej tyre ka dhunuar edhe vajzën e mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin J. T., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: E. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia e Tiranës.