Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 39-vjeçari me inicialet A.S., është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga motrës së tij.
Ndërsa 40-vjeçari G.J., ka rënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të ëmën. Sakaq, një 54-vjeçar është prangosur nga ‘Rrugorja’ e qytetit pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Dy persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin A.S., 39 vjeç, banues në Gramsh, , pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij .
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin G. J., 40 vjeç, banues në Cerrik, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi T. T., 54vjeç, banues në Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-F. D., 53 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, -R.M., 58 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.