Foto ilustruese

Dhunë në familje, sherr dhe kanosje, vihen nën hetim 6 persona në Korçë

18 Shtator 2023, 13:58| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 14:00

  • Share

Gjashtë persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia Korçë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi hetimi në gjendje të lirë për:

M. R., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi hetimi në gjendje të lirë për M. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në malin Moravë, është konstatuar duke prerë dru në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë kontrollit afër banesës së tij, u gjet një tjetër sasi drush, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Ndërsa shërbime të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për E. A., 22 vjeç dhe S. D., 18 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në aksin rrugor “Maliq-Libonik”, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një 24-vjeçar dhe i kanë dëmtuar me shkelma automjetin.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. D., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.5, Pogradec, për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me një mjet të mprehtë (sëpatë) dhe i ka goditur derën e banesës, një shtetasi. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?