Sport

Dhunë në Kategorinë e Dytë, Shkumbini akuza të forta FSHF-së: Sollën të gjykonte një kamikaz, garë e paravendosur

29 Prill 2019, 13:32| Përditesimi: 29 Prill 2019, 13:41

  • Share

Ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Shkumbinit ka përciputuar në dhunë në fundin e takimit. Ajo është mbyllur me rezultatin 1-1, duke minimizuar ndjeshëm shanset e Shkumbinit për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe si rrjedhojë futbollistët e kësaj skuadre në fundin e sfidës kanë bërë fajtor gjyqtarin.  

Teksa i afroheshin dhomave të zhveshjes futbollistët e Shkumbinit kanë sulmuar gjyqtarin Blerim Ziri. Kaq ka mjaftuar që në pak sekonda në përplasje të përfshishen një numër I madh tifozësh vendas, të cilët nuk i kanë kursyer as goditjet me gurë.

Është dashur ndërhyrja e futbollistëve të Delvinës por edhe e forcave të rendit që situata të qetësohej, ndërsa pas ndeshjes klubi i Shkumbinit ka bërë akuza të rënda për gjyqtarin dhe FSHF-në:

Mbaroj Miq nje ndeshje e paravendosur qe pa filluar , nga nje kamikaz qe perfaqeson me se mire kete federate te kalbur qe nga themelet , si dhe e mbushur me njerez pa moral dhe pa asnje pike burrerie.

Si dhe nga nje ekip provincjal ashtu sic eshte dhe me plot merite nje fshat si delvina , qe asgje se lidh me futboll dhe sot u pane qarte “trimat e xhajahos” qe edhe pse me sistemin pas tyre nuk mund te shkonin me shume se nje barazim.

Qe ne pjesen e pare vendasit duhet te ishin me dy lojtar me pak , pasi lojtaret e tyre kujtonin se ishin ne ring e jo duke luajtur futboll.
Pjesa e mbetur e lojes nuk do me koment...

Gjithesesi nje falenderim shkon per cunat tone qe sot treguan kulture dhe qytetari , pasi perqesonin kete fanelle plot krenari.

NE JEMI SHKUMBINI DHE KETE MOS E HARRONI

DUAN APO NUK DUAN DISA NE DO JEMI ATY KU NA TAKON , PAVARSISHT SE NA LUFTUAN E VAZHDOJNE TE NA LUFTOJNE NGA TE GJITHA ANET.

FORCA SHKUMBINI , NJE DASHURI QE NUK SHTERON KURRE ❤️

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?