Kosova & Rajoni
Top 24

Dhunë në një demonstratë në Athinë, 19 të arrestuar, përplasje mes policisë dhe grupeve ekstremiste (VIDEO)

18 Nëntor 2018, 10:03| Përditesimi: 18 Nëntor 2018, 10:12

  • Share

Kryeqyteti grek Athina ka kaluar një natë të trazuar pas një sërë episodesh dhune që nisën pasditen e djeshme. Plot 19 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë shoqëruar për verifikime.

Episodet e dhunës kanë nisur pas zhvillimit të një demonstrate paqësore për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas.

Episodet e dhunës kanë nisur gjatë kësaj demonstrate, dhe protestuesit kanë qëlluar me gurë, por nuk kanë munguar as molotov apo përdorimi i armëve të ftohta, shkruan Protothema.gr

Përplasja mes qeverisë dhe protestuesve ka zgjatur për 6 orë dhe ka nisur në qendër të Athinës në Eksarhia dhe më pas të tjera episode dhune janë regjistruar në Selanik, Iraklio Kretë por edhe të tjera qytete të vendit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?