Foto ilustruese

Dhunë pas ndeshjes Kastrioti-Elbasani, tifozi 30-vjeçari godet me bidon plastik policin, kolegët ndërhyjnë dhe e shoqërojnë

27 Mars, 19:11| Përditesimi: 27 Mars, 19:17

  • Share

Një punonjës policie është goditur me bidon plastik pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani për Kategorinë e Parë.

A.B., 30 vjeç gjuajti në drejtim të policit i cili ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit. Punonjësi i policisë, sipas njoftimit, bëri thirrje shtetasit të ndalojë veprimet e tij, por 30-vjeçari ka vijuar me ofendime dhe fyerje ndaj policit.

Ky i fundit tentoi ta ndalojë shtetasin për ta shoqëruar, por hasi në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Më pas shërbimet e tjera të policisë kanë ndërhyrë duke e shoqëruar në komisariat A.B., për veprime të mëtejshme.

Ndeshja Kastrioti-Elbasani e luajtur mesditën e sotme në Krujë, u mbyll me rezultatin 2-2. Sfida ishte e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë të futbollit. 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?