Sport

Dhunë pas përfundimit të Vllaznia-Dinamo, presidenti Bardhi godet Tefik Osmanin! Ndërhyn policia (VIDEO)

4 Maj, 22:37| Përditesimi: 4 Maj, 23:43

  • Share

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” është mbyllur mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit. Mësohet se presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka goditur Drejtorin Sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Gjithçka ka ndodhur pasi drejtuesit e Dinamos kontenstuan gjykimin dhe vendimet e kryesorit, Eldorjan Hamiti.

Stafet e dy skuadrave janë përplasur njëra me tjetrën teksa kanë fluturuar fjalë e jo vetëm, sidomos mes drejtorit sportiv Tefik Osmani të Vllaznisë me stafin e Bluve, ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë (presidenti Bardhi), por edhe trajneri Ilir Daja. U desh ndërhyrja e policisë që situata mos agravonte më shumë.


Lajmi kryesor:

Final 4/ Vllaznia në finalen e sezonit, mposht 2-1 Dinamon! Presidenti Bardhi godet drejtorin e shkodranëve, Osmanin


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?