Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kolonjës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Në pranga ka rënë E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë.
Ndërsa një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 54-vjeçar.
Bëhet fjalë për D. B., 39 vjeç, banues në Pogradec.
Po ashtu, ditën e sotme u vu nën hetim në gjendje të lirë nga Policia Korçë J. G., 33 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka marrë një shtetasi tjetër, çelësin e automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.