Pas ngjarjes së rëndë në Kosovë ku një e moshuar u dhunua fizikisht nga tre infermieret, Ministria e Financave në Kosovë ka njoftuar se ka hequr licencën shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë, pikërisht vendi ku ka ndodhur rasti i dhunës fizike.
Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe i është lënë një afat 24 orësh për t’i njoftuar familjarët e të moshuarve.
Njoftimi i plotë i Ministrisë:
Revokohet licenca e subjekit “Orenda” Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.
“Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.
Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.”
Lajmi kryesor:
I hiqet licenca azilit ku u dhunua e moshuara në Pejë! Protestë në Gjakovë, e bija: Nëna nuk më ka vetëm mua, por të gjithë ju
S.C/ReportTv.al