TIRANE- Task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit menjëherë pas rastit të dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin “Stinët”, ka konstatuar edhe 8 kopshte të tjera private të palicencuar. Dy të tjerëve, u është refuzuar licenca për mosplotësim kriteresh.
Nga kontrollet e këtyre ditëve, janë inspektuar 90 kopshte jo publike apo me veprimtari arsim parashkollor të fëmijës së moshës 3 – 6 vjeç. Eshte konstatuar se nga 67 kopshte jo publike ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin dhe përmbushin kriteret. 8 kopshte jo publike rezultojnë se nuk kanë aplikuar pranë MAS për licencimin përkatës dhe 2 prej tyre ju është refuzuar licencimi për të cilat inspektorët po kryejnë verifikimet dhe do të marrin masa" tha Manastirliu.
13 subjekte jo-publike rezultojnë se e ushtrojnë veprimtarinë, me statusin e qendrave ditore apo komunitare për fëmijët. Këto struktura ofrojnë shërbime për fëmijët 3-6 vjeç bazuar në një kuadër tjetër rregullator dhe monitorohen nga struktura të tjera shtetërore sipas legjislacionit në fuqi. Pra nuk rezultojnë të pajisura me liçensën për kopësht pasi ushtrojnë veprimtari në një tjetër fushë të lëgjislacionit.
Duke folur për reformën që prek çdo hallkë të arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit u bëri thirrje të plotësojnë dokumentacionin ligjor edhe atyre qendrave që funksionojnë si ditore apo ofrojnë kurse. Në të kundërt gjoba është deri në 1 milion lekë dhe mbyllje e aktivitetit.
“Qendra ditore apo komunitare, bazuar në kuadër tjetër rregullator dhe s’kanë licenca i ftojmë të saktësojnë që nga emërtesa statusin e aktivitetit që përfaqësojnë. Në të kundërt masa. Po bashkëpunojmë me QKB, polici, etj. Fuqizojmë hallkat e monitorimit dhe inspektimit” tha sot Manastirliu
Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Listën e Institucioneve Parashkollore (pra kopshteve, që janë të licensuara nga MAS), listë e cila është në përditësim e sipër.
Subjektet që kërkojnë të ushtrojë veprimtarinë private me status të aktiviteti “Kopësht”, duhet të marrin masat për t'u pajisur me dokumentacionin ligjor për ushtrimin e kësaj veprimtarie, bazuar në kriteret dhe standardet e miratuara dhe të vëna në dispozicion nga QKB.
Manastirliu u bëri thirrje edhe prindërve të ndërveprojnë për të parandaluar çdo formë dhune ndaj fëmijëve, ndërsa paralajmëroi ndryshimin e paketës ligjore, kurrikulave dhe forcim kriteresh për punësimin e edukatorëve.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Listën e Institucioneve Parashkollore (pra kopshteve, që janë të licensuara nga MAS), listë e cila është në përditësim e sipër.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kopshtet private me license
Kjo eshte per te vene duart ne koke, ministrja, qe duhet te ishte shkarkuar qe kur ishte ministre e shendetsise,pret qe te ndodh nje fatkeqsi qe te vihet administrata ne pune. Si i kane marr keta leket deri tani? Keta ose jane komplet te paafte ose jane komplet te korruptuar dhe ne shkembim te rryshfetit i mbyllin te dy syte perpera shkeljeve te ligjit perkates. Me e keqja akoma eshte se del ministrja pa piken e turpit rendit te gjitha shkeljet e personelit qe ka nene pergjegjesi dhe per cudi askush nuk mban pergjegjsi, asnje mase ndeshkimore per personat pergjegjes. Dhe keshtu vazhdon historia deri ne fatkeqesin tjeter.
Përgjigju