Drejtori i Filalit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku ka deklaruar se arsyeja e goditjeve me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.
"Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak detyres dhe që lidhen me politiken"- mësohet të ketë thënë Çuku gjatë dëshmisë në polici.
Por pas veprimeve hetimore të kryera dhe dëshmive të mbledhura, policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarje të ketë ndodhur për çështje personale, që nuk kanë lidhje me funksionin e Çukut. Ndërkohë Agresoret kanë qenë dy të rinjë të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap.
Policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e tyre, ndërsa janë sekuestruar dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në zonë të cilat mendohen të kenë filmuar dy dhunuesit e mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes.Drejtori i Filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku u sulmua fizikisht pasditen e së hënës në afersi të pallatit ku banonte në lagjen "Gurra".
Nga goditjet 42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se 1 muaj i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë. Me 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE Edmir Përndreca teksa po lëvizte në rrugen Lezhë-Shënkoll, ndërsa 3 javë pas ngjarjes, policia dhe prokuroria arriten të identifikojnë dhe vënë në prnga 2 prej autoreve të dyshuar të ngjarjes.