Sociale

Dhunimi i kafshëve/ Shoqata: Sjellja ndaj tyre jo normale, të ketë një ligj që t’i mbrojë

19 Qershor 2018, 19:36| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 19:59

  • Share

Dhuna ndaj kafshëve shpesh është bërë debat në media, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket ligjit për dhunuesit e tyre. Kodi penal duhet të ndryshohet për personat, të cilët dhunojnë kafshët.

Alarmi jepet nga shoqata e mbrojtjes së kafshëve në Shkodër, pas skandalit të publikuar në rrjetet sociale ku dy të rinj, dhunojnë një qen në mënyre makabre. Për drejtuesen e kësaj shoqate, Izabela Sala, kjo sjellje nuk është normale dhe duhet të parandalohet dhe të ketë një ligj për të drejtat e kafshëve në Shqipëri

E pyetur në lidhje me shtimin e qenve të rrugës në Shkodër ajo është shprehur se ka një papërgjegjshmëri edhe nga ana e qytetarëve Sa i takon rastit të regjistruar në fshatin Kosmac, ajo është shprehur se është skandaloze dhe këta njerëz duhet  të marrin ndëshkimin e merituar

Dy ditë me parë, në fshatin Kosmaç, dy të rinjt Neritan Mahmuti  dhe Hyris Sulejmani janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga prokuroria pas arrestimit nga policia e Shkodrës. Ndërkohë që mbetet ende problem mungesa e një neni në kodin penal që dënon personat që abuzojnë në forma të tilla me kafshët.

Komento

Komente

  • Loran shehu: 20/06/2018 09:37

    Ka shum injoranc ne rradhet e drejtusve te policis kjo esht nje nga shkaqet kryesore qe mos flasim per popullin primitiv e injorant qe kemi qe merr vesh vec me dajak

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/06/2018 22:14

    Pamja e jashtme e kafshëve të gjora që tregojnë kaq të cfilitura në të gjithë Shqipërinë tregon se në ç’gjendje të egër primitive ndodhet shoqëria. Sa më shumë krijesa të tmerruara nga egërsia e pashoq e njerëzve që nuk quhen njerëz, aq më cfilitje.. Sa më shumë krijesa të gëzuara të lara të krehura të zbukuruara dhe të ushqyera, aq më tepër shoqëri e civilizuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?