Përdhunimi i të miturës, Albana Vokshi: Besa Shahini të dorëhiqet, heshtja abuzim për së dyti

3 Qershor 2020, 17:01| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 18:46

  • Share

Pas rastit të përdhimit të të miturës 15-vjeçare nga roja i shkollës, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Në mbështetje të të rinjve të PD-së, të cilët sot dolën në protestë, ish-deputetja e Albana Vokshi tha se heshtja e ministres është abuzim për së dyti me vajzën. Vokshi rendit të gjitha rastet e abuzimeve me të mitura në shkolla të ndryshme të vendit.

"Vetëm vitin e fundit, në Kavajë një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht, u shantazhua me video intime nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Ministrja e Arsimit heshti. Drejtori i shkollës, drejtoria arsimore, policia heshtën dhe e fshehën krimin për shumë ditë. Reagimi shumë i vonuar i qeverisë ishte edhe më skandaloz “Ngjarje të tilla bëhen edhe filma”.

Në Arapaj, Durrës një vajzë 8-vjeçare u mor me forcë, u lidh brenda në klasë dhe ngacmua brenda shkollës 9-vjeçare nga dy djem, njëri prej të cilëve djali i një funksionari të PS të zonës. Ministrja e Arsimit përsëri heshti, siç heshtën të gjitha institucionet arsimore dhe policia.

Në Fier, një rrjet i tërë mësuesish dhe drejtuesish të shkollës “Jakov Xoxa”, fshehën  abuzimin seksual të dy mësuesve me nxënëset e tyre të mitura. Të gjithë heshën në mbrojtje të abuzusve me vajzat, heshtën sepse drejtoresha militante socialiste e shkollës ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.

Në Delvinë, një mësues dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë. Çfarë bëri qeveria e Edi Ramës dhe e Besa Shaninit? Mësuesi monstër u trasnferua nga një shkollë në tjetrën. Asnjë masë kundër tij, ndërkohë që raportohen edhe të paktën 3 raste të tjera abuzimi seksual me të mitura nga ana e tij.

Në Tepelenë, një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale me të paktën dy nxënëse në shkollë.

Këto janë vetëm rastet e denoncuara, por të gjithë e dimë se është vetëm maja e ajsbergut. Është vetëm ajo që duket nga një sistem i kalbur nga militantizmi dhe nga një shoqëri e ndrydhur dhe pa besim se abuzuesit e fëmijëve do të ndëshkohen.

Sa fëmijë të tjerë abuzohen në shkolla që nuk kanë guxim apo druhen të flasin?  Sa prindër heshtin që të mos njollosin fëmijët e tyre në publik, sepse në Shqipëri drejtësia nuk vihet në vend? Se shteti vihet në anën e të fortit, pedofilit, kriminelit, dhunuesit e përdhunuesit, duke i lënë fëmijët të pambrojtur në ambjentet që duhet të ishin më të sigurta.

Besa #Shahini duhet të japë #dorëheqjen edhe për faktin se është treguar e pandjeshme ndaj rastit të 15 vjeçares së abuzuar. Ajo jo vetëm nuk është distancuar nga dhuna, por nga divani i shtëpisë, ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës.

#Besa Shahini duhet të japë #dorëheqjen, sepse heshtja e saj dhe fshehja pas shkarkimit të një drejtori sjell viktima të tjera të abuzimit seksual në shkolla.

Në një sistem të rrënuar e të shkatërruar arsimor nga qeveria ku bën pjesë, #dorëheqja është xhesti i fundit njerëzor që i ka mbetur Besa Shahinit...", shkruan në Facebook, Albana Vokshi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 03/06/2020 19:43

    ke surrat ne fol ti

    Përgjigju
    • O tej...: 03/06/2020 20:46

      Baxhell Vokshi

  • asl: 03/06/2020 17:21

    Kam pare idiote e idiote po idiote si Vokshi.Kete Vokshin vetem Taku(Spartak Ngjela)e kupton pasi kane te njejten formule fantazie.

    Përgjigju
    • Eh?: 05/06/2020 14:26

      Po mbron perdhunimin dhe pedofilin?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?