Aktivistja Zhaklin Lekatari ka komentuar në Report TV dhunën e ushtruar nga infermieret ndaj të moshuarës në Pejë. Kjo video që u publikua vetëm një ditë më parë, ka sjellë reagime në rrjetet sociale nga personazhet publikë, por jo vetëm, të cilët dënojnë dhunën e ushtruar nga infermieret.
Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarët Nertil Agalliu dhe Migena Sotriri, aktivistja thotë se nuk është zgjidhje e problemit linçimi në rrjete sociale i infermieres. Sipas saj, e gjithë shoqëria është përgjegjëse për një veprim të tillë, e cila sipas saj nuk ngre zërin çdo ditë për t’u kërkuar llogari institucioneve që nuk zbatojnë ligjin.
“Linçimi publik nuk sjell të mirë, pasurin më shumë ciklin e dhunës. Sa herë ka ngjaje të tilla që na tronditin është një moment për të reflektuar dhe për të kthyer gishtin nga vetja që të gjithë ne jemi përgjegjës. Dënimi i infermieres, apo familjes që ka bërë këtë zgjedhje është zgjidhja e problemit. Një shoqëri që prodhon dhunë, në të gjitha institucionet, kur në qelizën e kësaj shoqëria ka dhunë, çfarë do prodhojë, dhunë. Jemi përgjegjës të gjithë, nuk është ajo infermierja apo familja, ne jemi shoqëria, ne jemi përgjegjës, që nuk e ngremë zërin në mënyrë të përditshme, që nuk kërkojmë zbatimin e ligjit, që nuk u kërkojmë llogari institucioneve”, tha Lekatari.
Një video e publikuar ku shfaqet një infermiere që dhunon një të moshuar në një azil në Pejë, ka tronditur dhe zemeruar opioninin publik në kosovë, por jo vetëm. Infermierja e përfshirë në këtë skandal, Aurona Pelaj dhe dy koleget e saj janë arrestuar nga policia, ndërkohë e moshuara që vuante nga alzhaimeri u tërhoq në mbrëmje nga qendra ‘Orenda’. E moshuara ishte nëna e dëshmorit të Kosovës Taulant Nuraj.