Varri i dëmtuar i Haklajve

Dëmtimi i varreve të familjes Haklaj, reagon policia e Tropojës

28 Prill 2023, 14:16| Përditesimi: 28 Prill 2023, 14:38

  • Share

TROPOJË- Policia e Tropojës ka reaguar në lidhje me dhunimin e varreve të vëllezërve të familjes Haklaj, një ditë më parë. Referuar njoftimit zyrtar, policia bën me dije se janë referuar materialet në prokurori në lidhje me rastin.

“Tropojë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi: Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës”, thuhet në reagim.

Denoncimi u bë një ditë më parë nga motra Zylfie Haklaj e cila ka postuar në llogarinë “Haklajt e Tropojës” foto nga varri i dëmtuar teksa shkruan se e prisnin një gjë të tillë.

“Ju po ngelshi tanë kohën në Kodër të  varrezave tona se edhe të vdekur jau keni frigën a mos po cohen.  Na e kena ditë që  do t’i prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të saktë kush merret me këto punë.  Hajrin ja pafshi punës”, shkruan ajo.

Kjo erdhi një ditë para se Aisha Haklaj të paraqitej në SPAK pas padisë së bërë ndaj Sali Berishës, që e bën fajtor për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Nuk dihet nëse kjo është një mesazh ndaj kësaj familjeje, apo dëmtimi pikërisht në këtë kohë ka qenë një rastësi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 29/04/2023 23:47

    Sa te jete Sali Berisha gjalle, ne Shqiperi nuk do te kete kurre qetesi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?