24-vjeçari Osma Gashi është njëri prej personave që dyshohet se dhunuan kancelarine Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqin një javë më parë.
Policia bën me dije se kanë shpallur në kërkim të riun, ndërsa po punohet edhe për identifikim dhe kapjen e autorëve të tjerë. Sulkuqi u godit disa herë me levë në trup më 10 prill, duke marrë plagë të rënda.
Ngjarja e rëndë ndodhi sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe dhe i vetëm i ishte drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, nëse kjo lidhet me funksionin e tij apo me ndonjë konflikt personal.