Rasti i dhunimit të një të gruaje të moshuar në Pejë nga një infermiere, dhe nga 2 punonjëse të tjera në një azil ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.
Kjo është pasuar me reagime të shumta e të ashpra, po ashtu dhe nga personazhe të njohura, ndaj një ngjarje ‘çnjerëzore’, të dhunimit të një moshuareje, të pa mundur për të mbrojtur veten e saj. Dhe më tragjikja, ajo rrihet nga ato të cilat duhet të kujdeseshin dhe ta mbronin.
Prezantuesja dhe bolgerja Liberta Spahiu është shprehur e revoltuar. Në reagimin e saj në Instagram, ajo shkruan se do ta “bënte për spital punonjësen” ndërsa pyet ndjekësit nëse ia dinë emrin vajzës në fjalë.
“Këta kriminele bashkë me këto tjerat që po zgërdhihen, i kisha lidh për flokësh në kerr e i kisha ngrehë zhag nëpër qytet pa ndërpre! Krijesë e fëlliqtë! Emrin e saj le ta siguron dikush që mos t’i lërë vend me u shfaq kurrë më në qytet”, ka shkruar e revoltuar moderatorja e njohur.
Edhe këngëtari i njohur Yll Limani e ka shpërndarë videon kur tregohet momenti i dhunës ndaj të moshuarës, tek e konsideron një ngjarje të rëndë.
“Video ma shqetësuese dhe zmërthyese që e kam parë vitet e fundit. Sa më shpejtë të publikohet emrin e institucionit ku ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme, emrin e kësaj kafshës që po ushtron dhunë, emra e njerëzve që i kanë punësuar k’to lopa dhe kështu me radhë...Ishalla digjen në ferr e ua kthen Zoti ku ju dhemb më shumë më së shumti. Amin!”, shkruan Ylli Limani në Instagram.
Edhe aktorja e njohur Ardiana Matoshi ka reaguar në një status në profilin e saj zyrtarë në Facebook lidhur me ngjarjen e rëndë.
"Dhimbje, lot, mall e mërzi. Kushedi si ka përfunduar ajo grua në “Shtëpinë e Pleqve ne Peje. Duke pasur mall për fëmijët? Familjaret? Tu dashtë me gjete qetësi në vitet që i kanë mbetë, ajo gjendet mes flakareshave e të qeshurave histerike te “motrave medicinale! TURP E TMERR.”, shkruan aktorja në Facebook!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në azilin “Orenda” në qytetin e Pejës, ku një e moshuar është dhunuar fizikisht nga një infermiere dhe punonjëse të shtëpisë së moshuarve.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 29 tetor, ndërsa pamjet ku tregohej momenti i dhunimit të saj është bërë publik ditën e sotme në rrjetet sociale. E moshuara shihet se goditet në fytyrë dhe më shqelma nga një infermiere e identifikuar si Aurona Pelaj, ndërsa 2 punonjëset e tjera të cilat shihen në video, qëndrojnë pasive, qeshin dhe nuk reagojnë.
E moshuara e cila u dhunua është nënë e dëshmorit Taulant Nuraj. Pas ngjarjes, ajo është marrë nga azili nga familjarët e saj. Ishte dhëndri që e mori dhe foli para mediave duke thënë se e gjitha ka ardhur pas publikimit të videos. Ai ka thënë se e moshuara vuan nga alzheimeri dhe nuk ka treguar ndonjëherë që është keqtrajtuar. Policia e Pejës ka konfirmuar arrestimin e 3 vajzave për rrahjen brutale të moshuarës. Të arrestuarat janë: infermierja Aurona Pelaj dhe dy punonjëse të tjera.
Filloj te shkruaj nuk arrij te gjeje fjalet e duhura se dua te jene me te ashpra se shputat tuaja ne fytyren e asaj nene te mjeruar nga djali dhe nga semundja.Veq po te them ty dhe shoqeve te tuaja qe kurr mos tju hiqet nga endrrat e nates fytyra dhe shpirti i djalit deshmore 17 vjecare te kesaj nene.
PërgjigjuDo kisha deshire qe posteri me foton e kesaj mostres dhe shoqeve te saj te qendronte varur per muaj te tere ne ambjete te hapura te lokaleve, ndetesave private etj
Përgjigjunuk ka as fjale per ta pershkruar kete krijese kaq te flliqur qe goxon te beje kete marrezi o zot ca kohe jetojm e kam lexuar dhe permes loteve qe kam derdhur nga kjo vidjo nuk me besohet qe ka kaq poshtersi ne kete bote denim max per kete monster me sy te lyera me boje .
Përgjigju