Zbërthehet celulari i kenianes Ayoko, zbulohen bisedat ditën e ngjarjes! Shoqërohen 6 persona, lirohen pas marrjes në pyetje! Mes tyre ish i dashuri

29 Prill 2023, 09:30| Përditesimi: 29 Prill 2023, 15:42

  • Share

TIRANË- 6 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, si persona të dyshuar ose që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko. Report Tv ka mësuar se mes personave të shoqëruar është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit. Mësohet se gjatë natës janë kontrolluar edhe disa banesa. Pas marrjes në pyetje, 6 personat janë liruar. 

Referuar asaj që shkruajnë mediat, ky shoqërim në Komisariat ka ardhur pas zbarthimit të telefonit të kenianes, ku janë gjetur biseda që kanë qenë të vlefshme për hetuesit. Mes tyre edhe biseda me Rodi Braçi, shoferin  e kazinosë ku ajo punonte me të cilin kishte një lidhje. Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e  përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.

Celulari ka qendruar prej gati 8 muajsh në laborator, për shkak se pas ngjarjes, i ishte ndryshuar kodi dhe hetuesve u është dashur kohë për zbardhimin e saj.

Burime bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë mbajtur në përgjim, e ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur një person me skuter të ketë shkuar në hostelin ku jetonte 22-vjeçarja dhe mendohet të jetë që të jetë Barçi. Dyshimet kryesore bien mbi të, megjithatë hetimet po vijojnë. Deri tani nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti nga prokuroria.

Si ndodhi ngjarja?
E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin. 

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hogi: 30/04/2023 04:39

    Pasi e mbajtën të fshehtë, po bëjnë ca shoqërime këta narko-kriminelët që marrin rrogat gjasme si policë....

    Përgjigju
  • XXX: 29/04/2023 18:14

    Policia dhe prokuroria shqiptare janë në sherbim te droges dhe krimit. Po ju vra ndonje sponsor si ai krimineli lezhes ath ngrihet gjith shteti ne kembe. Kur vritet nje hallexhi si rruan lesht njeri.

    Përgjigju
  • Gripi: 29/04/2023 17:29

    I liruan prape te gjithe. I shoqeruan per show. Pee vrasjen e nje teafikanti ne lezhe i gjeten deri ne angli. A tha se kjo e mjera nuk kishte shpirt njeriu. Banakieren e shkrete te vrare nga Martinajt e harruat. Rojen e shkrete te TCH te vrare nga banda e Domjes e harruan. Policia punon vetem per trafikantet vrases si ky i lezhes. Turp

    Përgjigju
    • Lori: 29/04/2023 19:49

      Banda e domjes e ke fjalen per A.L? Cfare motivi mund te kene pasur?

  • loran .shehu: 29/04/2023 14:42

    Kte Barcin duet me djeg te gjall ponka shtet kte ta kalbin mrena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?