Bashkia e Kavajës

Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan dy punonjës të bashkisë Kavajë, pesë persona në kërkim

18 Prill, 14:21| Përditesimi: 18 Prill, 15:02

  • Share

Kavajë- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Kavajë. Pesë persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe kërcënuar dy punonjës të bashkisë Kavajë për shkak të detyrës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë (17 prill), ku 56-vjeçarja ka kallëzuar se e kanë kërcënuar 3 persona, ndërsa 52-vjeçari ka thënë se dy persona e kanë goditur me grushte dhe me shkelma.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:

J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, se dje, këta tre shtetas e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës;  

E. S., 43 vjeç dhe T. S., 46 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Ç., 52 vjeç, punonjës i bashkisë Kavajë, se dje, në ambientet e një subjekti privat, këta dy shtetas e kanë goditur me grushte dhe me shkelma, për shkak të detyrës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?