Kronikë

Dhunohen varret në Berat, vidhen sendet me vlerë, përgjegjësi: Autorët përdorues droge! Familjarët: Kërkuam rrethimin e tyre, por ende asnjë përgjigje

27 Prill 2022, 15:48| Përditesimi: 27 Prill 2022, 15:53

  • Share

Në varrezat publike të Suelasit në qytetin e Beratit, të vdekurit nuk po prehen të qetë...

Thyerje të fotografive prej porcelani, grabitje të vazove të ndriçimit të bronzit me qëllim shitjen në treg për skrap, e deri në shkatërrim të pllakave prej mermeri është panorama që të shfaqet në këto varreza.

Përgjegjësi i varrezave, Polizoi Tavanxhiu thotë se ngjarje të tilla ndodhin në mënyrë të vazhdueshme për shkak se mungojnë muret rrethuese, ndërsa autorët sipas tij janë përdorues droge.

“Gotat e bronzit vidhen më shumë. Ata që pinë drogë të kuqe. Gjatë natës. Pa mure rrethuese. Bashkia ti vërë gjobë atij që i mbledh. Ti vendose gjobën o atij që i mbledh, ose mua”, tha roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu.

Duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme, familjarët e të ndjerëve shprehen se janë ankuar disa herë, por autoritetet vendore nuk kanë marrë masa.

“Ata atë punë kanë. Duan të ushqehen. Do të ankohesh, po kush do ti zgjidhe”, tha një qytetar.

“Vazot e luleve, bronz i morën”, u shpreh një tjetër.

SI.E./Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ku je Erion fiku ?: 27/04/2022 15:59

    Shikoni cfare behet ne varrezat e Sharres ne Tirane ! Vidhen lulet, demtohen varret nga firmat qe bejne varre te reja , papasterti ne rrugicat e qe lidhin parcelat, nuk mirembahen varret dhe gjate varimeve te reja demtohen varret qe jane afer, per nje rivarrim kerkojnee bakshish deri ne 1 milion leke, njerez qe nuk jane te punesuar nese nuk u jep bakshish te demtojne varrin e te afermeve. Kush nuk respekton te dashurit tane qe kane ikur nga kjo jete nuk e meritojne te quhen njerez. Investigoni dhe do te tmeroheni cfare ndodh ne varrezat e Sharres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?