Kronikë

Dhunohen varret në Berat, vidhen vazot e bronzit! Roja e varrezave: Shiten në pikat e skrapit, policia të veprojë

28 Shtator 2022, 08:29| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 08:38

  • Share

Varreza publike e Suelasit në Berat ka rënë pre e vjedhjeve të vazhdueshme. Varreza është pa mur rrethues, dhe siç tregon roja hajdutët shkojnë natën dhe vjedhin vazot e bronzit.

‘Janë pa bukë e kanë bërë nga e keqj. Policia duhet të veprojë.’- u shpreh Polizoi Tavanxhiu, roja i varrezave.

Ai kërkon që policia të gjejë dhe arrestojë dhunuesit e varreve duke dhënë informacion se sendet e vjedhura shiten në pikat e skrapit.

‘Natën edhe ditën, shkojnë i shesin në Elbasan.’- tha roja.

Qytetarët shprehen se të shqetësuar pasi prej vitesh nuk merren masa nga bashkia dhe policia.

"Fenomen vjedhjeve është shtuar së tepërmi në varreza dhe thuajse kudo,në çdo varr. Policia duhet ti mbrojë. Eshtë e turpshme".- thanë qytetarët.

Kodi penal parashikon dënimin deri në 5 vite burg për dhunim të varreze.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jon: 11/10/2022 11:08

    Po ti je roje pse e merr rrogen kot deri sa vjellin apo flen gjum gjith faji eshte I rojes

    Përgjigju
  • Iris: 29/09/2022 00:44

    Kamerat mund te ndihmojne,po roja perse e merr rrogen? Nese ka frike te perballet me ta,pse nuk njofton policine ne momentin qe i shikon,ose i degjon?

    Përgjigju
  • Al Zek: 28/09/2022 23:06

    Tw bashkia te coj per trainim punonjesit ke ndermarrja komunale shkoder. Dite dhe nate eshte ndryshimi I situates. Kisha mundesi gi vizitoja te dyja ket vere, dhe ajo e Beratit, ku fatkeqësisht, prinderin e mi jane. Eshte ne gjendje te mjerueshme. Nje mur I larte rreth e rrogull do e bente me te lehte mirembajtjen. Edhe scrapistet for gi mbante larg. Bashkia eshte pergjegjese per te. Ska rendesi se c' ndodh me objected e vjedhura, pse te vidhen eshte problemi. Te varfer, ka edhe Shkodra, por siyuata eshte shembullore, nuk flas per varrezat e katolikeve: keto te fundit jane si npr revista. Fjala behet per varrezat e njerezve, qe pervec brenges se ikjes, familjaret te kene edhe ate te humbjes.

    Përgjigju
  • Ghh: 28/09/2022 09:49

    Po ca te duken varret njerez qe mund t’i dhunosh? Demtohen mund te thuash po jo dhunohen sikur jane qenie frymore. Te cuditshem

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/09/2022 08:42

    Beni nje shkrim dhe per varrezat e Tufines ne Tirane. Katastrofe menaxhimi atje ku kemi njerezit e dashur. Do vota Erion Instalacioni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?