Dhunohet 42-vjeçari në Tiranë, lihet në mes të rrugës! Ende asnjë autor i identifikuar

15 Korrik, 10:16| Përditesimi: 15 Korrik, 19:21

  • Share

TIRANË- Një 42-vjeçar është gjetur me shenja dhune në rrugën ‘Sokrat Miho’ në kryeqytet. 42-vjeçari Rigelas Kaso banues në Bilisht është gjetur i shtrirë në rrugë rreth orës 06:35 minuta dhe dyshohet se është dhunuar.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka një autor të identifikuar për ngjarjen.

'Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën "Sokrat Miho", është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi Rigels Kaso, 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Ora 19:11
U dhunua dhe u la në rrugë, flet fqinj i 42- vjeçarit: Këto ditë se kam parë! S'punonte në Tiranë

 

Fqinji i 42- vjeçarit, Rigels Kaso, nga Bilishti i cili u dhunua dhe u la në rrugë ditën e sotme në Tiranë, deklaron se ditët e fundit nuk ka pasur komunikim me 42- vjeçarin.

Ai u shpreh se e njeh atë si një njeri të shkëlqyer dhe se jetonte vetëm.

 “Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendjen do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani  po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu. Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen, pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisnin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, bile s’na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë, se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tiranë. Si njeri është i shkëlqyer”, tha ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?