Gjykata e Fierit

Fier/ Dhunohet dhe kërcënohet avokati në zyrën e tij, në kërkim 46-vjeçari

7 Prill 2022, 13:05| Përditesimi: 7 Prill 2022, 14:28

  • Share

FIER- Një avokat në Fier ka rënë pre e dhunës për shkak të detyrës.

Report Tv bën me dije se A.O, i cili ka qenë në zyrën e tij, ku 46 vjeçari Eduart Xhelo e ka kanosur dhe e goditur avokatin.

46-vjeçari është shpallur në kërkim, teksa nuk dihen arsyet që e çuan Xhelon ta godiste dhe kërcënonte.

"Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftim. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?