Sokol Mengjesi

Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, Berisha e Rithemelimi: Me urdhër nga Rama! Balla përgjigjet: Kati i 8, kazan me helm

29 Maj, 15:00| Përditesimi: 29 Maj, 19:36

  • Share

TIRANE- Avokati Sokol Mëngjesi, i njohur nga publiku si mbrojtësi i Sali Berishës në aferën “Partizani”, u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po linte fëmijën në kopsht në zonën e ish-bllokut.  Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. E ndërsa policia  ka identifikuar njërin prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.

Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë Berisha pwrmes njw postimi nw facebook akuzoi Ramwn si fshihet pas sulmit.

Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.

Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të renda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike.
Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal.

Nga Rithemelimi edhe zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët  janë urdhëruar nga  Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan ..se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik' tha Garo sot në një prononcim për median.

Askuzave të Rithemelimit të Berishës iu pwrgjigj Ministri i Brendshëm Taulant Balla duke thënë se policia po e ndjek rastin me prioritet, por edhe vetë ai personalisht.

 “Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetë-viktimizimin politik të një të korruptuari madhor!”, shkruan Balla.

Ndërkohë dhuna ndaj juristit Sokol Mëngjesi, mori vëmendjen edhe të deputetëve në Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Nga viti 2009, Mëngjesi ka marrë licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqipëri. Ai është një nga avokatët e ish-kryeministrin Sali Berisha në hetim nga SPAK për aferën “Partizani”, por ka pasur edhe të tjerë klientë VIP, kur ka mbrojtur Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ora 16:07
Dhunimi i Sokol Mëngjesit, ministri i Drejtësisë: Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë

1716816257_ulsimanja.JPG

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dënuar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u godit me sende të forta mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

‘Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë! Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi!’- shkruan Manja.

Ora 14:44
Akuzat e Berishës se Rama porositi dhunimin e Sokol Mëngjesit, Balla: Kazan me helm

1714637722_taulantballakryeministria.JPG

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me akuzat për sulmin ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Akuzat e opozitës se dhunimi i avokatit ishte porositur nga kryeministri Edi Rama, Balla i ka cilësuar si kazan me helm.

“Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor", tha ai.

Ora 12:23
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Rithemelimi: 3 banditët u urdhëruan nga Edi Rama

 

Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili njihet edhe si avokati i Sali Berishës. Në një deklaratë për mediat, Floriana Garo akuzon për këtë sulm kryeministrin Rama, për të cilin thotë se u ka dhënë urdhër tre banditëve që të dhunojnë avokatin Mëngjesi.

Garo tha se “Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani”.

"Sot në mëngjes, tre banditë, të urdhëruar nga Edi Rama, kanë sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.

Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të rënda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal", tha Garo në deklaratë për mediat. 

Ora 10:56
Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Dogjani tek 'Komisoni i Ligjeve': Bandat dhe krimi nuk ka frikë nga ligji! Bushka: Dhuna e papranueshme

 

Dy persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesin, që njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha

Kjo ngjarje është bërë temë diskutimi edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani kërkoi që autorët të arrestohen sa më parë. Ngjarja u dënua dhe nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka.

“Një avokat është goditur me levë në mes të bllokut ditëne sotme dhe kjo tregon se bandat dhe krimi nuk ka frikë nga ligji dhe se qytetarët janë të pasigurte në këtë vend. E dënoj këtë dhunë të ushtruar ndaj avokatit dhe i kërkoj organeve ligjzbatuese që personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë penale” tha Asllan Dogjani

 Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Bushka u shpreh se organet e rendit po punojnë për zbardhjen e saj.

“Dënojmë aktin e dhunës. Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet", tha Bushka. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 30/05/2024 04:56

    ju te rithemelimet sa here kote ja keni futur keni 30 vjet pse gjith kjo urretje xhanem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?