Policia greke

Dhunohet barbarisht 34-vjeçari shqiptar në Santorini, 4 bashkatdhetarë dhe 1 grek e lënë në rrugë të gjakosur dhe me plagë të rënda

28 Korrik 2023, 11:44| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 11:46

  • Share

Dy e rrahën me shkop dhe pjesa tjetër e goditën me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar plagë të rënda, 34-vjeçari shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 bashkatdhetarë të tij dhe një grek dje në Santorini.

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e djeshme në Mesaria të Santorinit , si pasojë e së cilës një 34-vjeçar nga Shqipëria ka përfunduar me plagë të rënda në spital.

Mediat greke bëjnë me dije për shkaqe ende të katër shqiptarë së bashku me një 23-vjeçar grek kanë sulmuar egërsisht 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë lënë të gjakosur në tokë.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se dy prej autorëve e kanë goditur me shkop druri, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia greke po heton ngjarjen.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?