Dhunohet dhe grabitet në Durrës babai i dëshmitarit të mbrojtur në gjyqin kundër Shullazit (VIDEO)

19 Janar 2020, 17:15| Përditesimi: 19 Janar 2020, 18:13

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Durrës ku babai i një dëshmitari të mbrojtur në çështjen Shullazi, është dhunuar dhe grabitet nga dy persona ende të paidentifikuar për policinë.

I dhunuari, Naim Musai, është babai i Besnik Musait, tashmë nën mbrojtje nga policia dhe prokuroria, që dëshmoi në favor të akuzave të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit, për sa i përket konflikteve që Shullazi ka pasur me biznesmenin Ylvi Beqja.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në zonën e Plazhit, pranë vendit të quajtur “Rrota e Kuqe”, ku Naim Musai është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të paidentifikuar, duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit. Babai i dëshmitarit të mbrojtur, punon kambist në të zezë në qytetin bregdetar, dhe pasi e kanë dhunuar duke e dëmtuar në kokë, fytyrë dhe trup, janë larguar disa metra, por më pas janë kthyer duke i marrë çantën që kishte me vete.

Burime nga policia, thanë për Shqiptarja.com, se sipas deklarimeve të të dhunuarit, brenda në çantë ai kishte 275 euro dhe 1.5 milion lekë të vjetra, para këto që ai i përdorte për këmbim valutor.

Në fillim të procesit gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë si Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Gilmando Dani, familja e dëshmitarit të mbrojtur u vu në mbrojtje nga Policia e Shtetit, për shkak të deklarimeve në gjyqin kundër këtyre personave. Besnik Musai eshte shoferi dhe kunati i biznesmenit, Ylvi Beqja.

Burime nga Policia e Durrësit thanë për “Shqiptarja.com” se kanë nisur hetimet me qëllim identifikimin e autorëve të këtij krimi dhe arrestimin e tyre.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 19/01/2020 22:01

    O njerez o dini me lexu a jo ,thot qe esht grabitur nje kambist pa licens dhe kaq se cfar lidhje ka o komentusa qe nxirni vrer ju e dini o njerez llapazan e intrigant

    Përgjigju
  • Luli: 19/01/2020 20:37

    Vëndin e ka mbytur krimi. O zot,adi gjë se çpun bën qeveria. E ke thën ti oi madhi Faik Konica, sma zë goja ta përsëris. Shullazin urgjent ta votoj parlamenti,kryeministër.

    Përgjigju
  • Alban: 19/01/2020 20:30

    Vertet duhet me reflektu, kush iku nga ky vend fitoj, le trri vetem rama me lali erin te mbretetojn ktu!

    Përgjigju
  • Po ikni: 19/01/2020 18:56

    Ikni mor shqiptar prej Shqipnie se nuk bahet KURR

    Përgjigju
    • Nikla: 20/01/2020 02:42

      Enver Stafuken ta shiti Durim Bami o Martin. Pastaj killer me pagese ishte Stafuka dhe hajdut makinash per cfare e moren ne qafe apo se pastruan nje pleh.

    • Martini: 19/01/2020 22:21

      Banda mo e nyt ene mo e pabes. Moren ne qaf enver stafugën. Ja lan kalamojt rruges

    • Leci: 19/01/2020 21:02

      Band e keqe paska qen. Ah Shqipnia ime. Ska pas e ska me pas kurr shet atje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?