Dhunohet drejtori i postës shqiptare në Lezhë, 2 autorët largohen me vrap

26 Dhjetor 2022, 18:13| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 21:16

  • Share

LEZHË- Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku është dhunuar mbrëmjen e kësaj të hëne nga 2 persona ende të paidentifikuar.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra të Lezhës rreth orës 16:35. 

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa mbeten të paqarta motivet. 

"Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen "Gurra", Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte  me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton Policia. 

Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që dhunohet një drejtor në Lezhës. Rasti i kaluar ishte dhunimi i drejtorit të OSHEE Edmir Përndreca

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezhjani: 26/12/2022 22:04

    Një ndër drejtorët me të mirë të Lezhës. Njeri i thjeshtë dhe shumë punëtorë

    Përgjigju
  • Lufte Civile: 26/12/2022 20:06

    Fmija e Sander ndokes me Vincent Tukun po i rrahin se nuk i degjojne me Ndokajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?