DURRËS- Familjarët kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj foshnjës 18-muajshe në një çerdhe private në qytetin e Durrësit. Pronari i çerdhes "Kënaqësia" Gëzim Dervishi 61 vjeç mohoi akuzën. Ai sqaron se fëmija kishte vetëm 3 ditë në çerdhe kur ka marrë ankesën e gjyshes.
Edhe pse mohon të jetë ushtruar dhunë ndaj fëmijës, Dervishi thotë se ka pushuar tre edukatoret nga puna, dhe do ta mbyllë biznesin deri në fund të muajit.
“Policia më ka thirrur në këtë ngjarje. Ju ftova juve se jam qytetar i thjesht. S’kam frikë fare. Mund t’ju them të gjithëve ikni. Edukatoren e kam përjashtuar nga puna. Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha "me ke hyrë në hak kot". Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici. Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë "merre se qan". Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t’i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës s'i kam parë shenja dhune. S’kam parë as fotografi. E kam besuar që është dhunuar nga fjalët e nënës. Ushtroj ketë aktivitet prej 13-14 vitesh. S’kam pasur kurrë probleme, pyesni dhe prindërit e tjerë. Fëmijët kanë firmosur e deklaruar se duan të vijnë në kopsht. Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj. Më tha nëna që do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t’i bëj grafi. Dhe unë i thashë "meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori”, tha ai.
Lidhur me ngjarjen, Report Tv tentoi të marrë edhe dëshminë e gjyshes së fëmijës e cila me gjithë insistimin tonë nuk pranoi të flasë, duke thënë se "ia kemi lënë në dorë organeve të drejtësisë".
Ngjarja është denoncuar në polici tre ditë më parë, ndërsa Dervishi po hetohet në gjendje të mirë. Në ambientet e çerdhes private që ndodhet në lagjen nr 8 në periferi të qytetit, puna vijonte normalisht këtë të premte.
Uau,--femijet kane firmosur e deklaruar se duan te vijne ne kopesht;i kam dhene 50.000.L per shpenzimet mjekesore,por nuk I morri;femijen e saj e kam terhequr prej krahu e I kam thene<< mere se qan>>.Shume interesante.A ka ndonje te mencur t'i thote ketij idiotit qe te mos flase pa avokat,se po e inkriminon veten me keq?!
Përgjigju