Robert Aga

Dhunohet fizikisht ish-shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, disa persona e sulmuan jashtë gjykatës

17 Nëntor 2022, 20:09| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 20:47

  • Share

Ish shefi i qarkullimit rrugor, Robert Aga është sulmuar fizikisht para Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër. Ngjarja është rrëfyer nga ish kreu i njësisë Administrative Hasan Hoti, i cili së bashku me Agën akuzohen për krim elektoral në kuadër të dosjes 184.

Sipas deklaratës së Hotit, Robert Aga është sulmuar fizkisht nga disa persona ndërkohë që ka qenë duke pritur nisjen e seancës para gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër. Me deklaratën e bërë, Hasan Hoti justifikoi edhe vonesën e tij në seancë.

Ndërkohë ende nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen e raportuar.

Kujtojmë që Robert Aga ka qenë një prej personave që në audio përgjime flet me deputetin socialist, Damian Gjiknuri, ish ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjan, të cilëve u kërkoi një pozicion më të mirë pune si shpërblim i ndihmës së tij në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës.

Në janar të 2020, vëllai i tij, Pajtim Aga u arrestua nga policia si i përfshirë në trafikun e kanabisit, ndërsa u lirua muaj më vonë duke i zëvendësuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpiak. Arrestimi i Pajtim Agës solli edhe shkarkimin e Robert Agës nga posti i shefit të Qarkullimit Rrugor. Për zbulimin e 32 kilogramëve me drogë u proceduan janë dhe disa persona të tjerë si Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon alias Paulin Dodaj, Marsida Piperi dhe Arjet Halilaj. Gjatë operacionit “Tranzit” të kryer në muajin janar 2020, këtij grupi personash policia arriti t'u sekuestrojë plot 32.5 kg drogë të përpunuar në çokollatë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 07/07/2023 21:33

    Robert Aga eshte nje i afert me edi Ramen Edi e ka njoh me Damjanin Dhe me Ulsin se ne fillimet e sajmir tahirit nuk ka dashur ta fuse ne polici pasi ka qen i shkarkuar ne kohen e partis demokratike ka qen urdheri i rames per ta futur prap, nderkoh para kesaj detyre mbante pozicjonin e nen kryetarit te njesis nr 7 tirane.

    Përgjigju
  • Eni: 18/11/2022 08:36

    Imagjino rrihet polici e nuk di gje ....o zot po njerezit e thjeshte cfo presin...Shqiperia nje Bajrak

    Përgjigju
  • Mondi: 17/11/2022 21:01

    Me ate pamje prej derri te inatosur pak e ka qe e kane rrahur

    Përgjigju
    • Loni: 17/11/2022 23:25

      Varet si e kan pasur çunat hallin... Do ken bere pagesen sdo let ngritur telefonin... Po more leke ta kan shpuar sedren... Nuk vjen kush me te rrahur kot...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?