Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, denoncon në polici: Një i ri më goditi me grusht në fytyrë për shkak të detyrës

13 Korrik 2022, 22:36| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 22:59

  • Share

LUSHNJË- Kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në qendër të qytetit. Ka qenë vetë Kokoneshi i cili ka denoncuar në komisariat një 32-vjeçar, të identifikuar si Dritan Sterkaj.

Fredi Kokoneshi, 54 vjeç, ka kallëzuar në polici duke thënë se është goditur me grushte dhe është ofenduar për shkak të detyrës nga 32-vjeçari. Autori nuk është ndaluar ende nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.

Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.- thuhet në njoftimnin e policisë për denoncimin e bërë nga kryebashkiaku i Divjakës. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deti: 14/07/2022 10:03

    O sa mire ja ka bere nese ky mostra nuk mashtron se eshte mashtrusi me ekzemplar ne rruzullin toksor

    Përgjigju
  • Shkodrani.ST: 14/07/2022 08:50

    Paulini si ka dale per Zot gjith kushrinjve qe ka o robo ë,fisi sterkaj ka 970 meshkuj ne Shqiperi ca duhet te beje Paulini?!Bizneaibqe ti thu e ka Kushriri Lulzimi e jo Paulini para se me shkru dicka informohuni mire se nuk hillet balte per gjithcka te gjithkush…

    Përgjigju
  • Erion Piciri: 14/07/2022 08:47

    Mendoj se eshte dora e sherbimeve sekrete rumune. Ka kohe qe po veprojne fuqishem ne Shqiperi sidomos ne zonat qe lakmojne ti zoterojne si "rumune".

    Përgjigju
  • Tirona: 13/07/2022 23:21

    Pytni i her Paulin Sterkaj se ai ka ca biznese anej ka Divjaka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?