'I thyejnë shishen e qelqit në fytyrë!' Blogerja dhunohet në një lokal të Tiranës, shpallet në kërkim ish-banorja e Big Brother dhe motra e saj! Dyshohet lidhja intime me burrin e njërës

9 Gusht, 07:59| Përditesimi: 9 Gusht, 23:55

  • Share

Tirane- Motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, e njohur si ish konkurente e "Përputhen"  janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se janë autore të dhunës fizike të një vajze të identifikuar si Klea Prenga, blogere në instagram.

Mbrëmjen e djeshme 24 vjeçarja denoncoi në instagram se është dhunuar nga një person teksa po darkonte në një lokal në Tiranë të martën e 6 gushtit.

"Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme" thotë ajo në postimin e saj që shoqërohet edhe me foto  nga momentet e para të pas dhunës dhe një video ku një mjek i heq copëzat e qelqit që i kanë ngelur në plagë.

Në fotot dhe videon e postuar vajza duket se ka dëmtime të rënda në fytyrë. Dy motrat, Antonela Berishaj, 28 vjeçe, dhe Mariela Berishaj, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë,  janë shpallur në kërkim për akuzën  "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Policia sqaron se autore të sulmit janë pikërisht dy motrat që i kanë thyer shishen e qelqit në fytyrë. 

"Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga, 24 vjeçe'

Vajza identifikon me emër dy motrat të cilat sipas saj donin ti shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, dhe se njëra prej tyre madje i ka dërguar edhe mesazh kërcënues pasi është sulmuar.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde" shkruan vajza. 

Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me atë që e quan bashkëshortin e saj prej të paktën një viti, një biznesmen me inicialet M.P. 

Dëshmia para hetuesve
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, më 6 gusht 2024, kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Burimet i thanë shqiptarja.com se motrat Berisha shfaqen në pamjet e kamerave të sigurisë duke i hedhur shishe qelqi në kokë, e cila duke u thyer i ka shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë 

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

Ora 11:14
U dhunua nga motrat Berishaj, Klea Prenga me qepje në fytyrë! Reagon sërish blogerja: Femër pa vetëbesim, s'ka burrë

1723194839_deklarataekleaprenges.jpg

Foto: Postimi i Klea Prenges ne instagram

Klea Prenga, vajza 24 vjeçare e cila është dhunuar nga motrat Berisha ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Përpos, pamjeve të rënda ku shihej me të çara në fytyrë dhe e gjakosur, 24-vjeçarja nxori dhe mesazhin që i kishte ardhur në telefon ku i thuhej qartë se nga kush e kishte “dhuratën”.

Në SMS-në e postuar nga vetë Prenga lexohet: Dhuratën mbrëmë e ke nga Mariela, jo nga Antonela Berisha. Ta kesh si mësim, të mos sh***** lart e poshtë dhe të futesh në familje. Ik denonco njeriun e duhur.

Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Por në një reagim të postuar sërish nga 24 vjeçarja thotë se ajo nuk ka ndërhyrë mes një familje dhe se personi që e ka sulmuar “nuk ka burrë”.

Ora 10:27
I dëmtuan fytyrën, zbardhet shkaku pse motrat Berishaj dhunuan blogeren! Dyshonin se Klea kishte lidhje intime me bashkëshortin e njërës prej tyre

1723192245_1723182500kleaprenga.jpg

Foto: Klea Prenga pasi u dhunua, foto e publikuar vete ne instagram

Zbulohen detaje të reja lidhur me sherrin e ndodhur mes blogeres Klea Prenga dhe dy motrave Berishaj. 

Mësohet se shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Sokol Dema.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, më 6 gusht 2024, kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 10/08/2024 02:12

    shoqeri e kriminalizuar...shteti ben sehir..mjere shqiperia....

    Përgjigju
  • Keko: 09/08/2024 18:41

    Nuk asht dasht me lan koplikun kto dyja. Na koriten gjith malsine e madhe. Ksi lloj vipash ka kopliku. Kena ba dhanderr kozakun dhe qum kto ne tiran

    Përgjigju
  • Church of Satan: 09/08/2024 14:52

    Lufta mes tre kurvave për një idiot plot para. Lufta mes tre të pabukëse dhe pa tru për një idiot që ua ngop urinë për para. Lufta për epërsi mes tre kurvave të ultrabotoksuara dhe të silikonuara që në moshë të re. Kurvat e pangrëna dhe të uritura për para masakrojnë njëra-tjetrën si në mesjetë. Plagët në fytyrë nuk janë problem, mbuluhen me allçi dhe suvatim, por kurva mbetet kurve FOREVER.

    Përgjigju
  • Mir ja kan ber: 09/08/2024 13:15

    Ca dun keto vajzat e reja me burra te martum se na hoqen trurin . Kan dal ne mor te martuarit Grat e marruara gjitha me dashur e keto zogat e reja me burra te martum

    Përgjigju
  • KALESH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/08/2024 12:57

    Shikoni kto buçet Berishaj sa agresive e me njē kultur bērnut. E kto lloi jashqitje hiqen si kush jan. Nė njē koh qē kto jan vetēm jashqitje e kombit. Mjer Shqipria si ēshtē katandis.

    Përgjigju
  • Takmaku: 09/08/2024 12:38

    Un habitem pse xehen se ai nuk marohet ka per te tana koqe kanari

    Përgjigju
  • LORA: 09/08/2024 11:28

    Keto jane pasojat e degjenerimit dhe promovimit te tij si vlere neper kazan-tv.

    Përgjigju
  • noli: 09/08/2024 11:08

    Ky llum ka mbet ne shqiperi.. pseudoartista alabake rrugesh qe kerkojne lirine e te ngjashmit me ta pa asnje lloj lidhje me artin e kulturen dhe qe terheqin zvarre nje gjenerate te tere te pashprese e injorante qe I sherben skllaverisht sistemit nje partiak.

    Përgjigju
  • Tao: 09/08/2024 11:08

    Turp dhe gjynah per gjuhen e perdorur ne komente. Motrat Berisha pse nuk ia futen me shishe partnerit te Marieles, por merren me vajzen? Nese ka faj, ai eshte i perbashket mes djalit dhe vajzes, mbase pak me teper i djalit qe eshte ne nje lidhje.

    Përgjigju
  • 313: 09/08/2024 10:48

    vlerat qe parfaqson top channel perputhja dhe big brother vip. kjo eshte edukata qe promovon perputhen dhe bb vip ne oren 18:00. flm top channel qe na i mson fmijet tja fusim tjerve me got turinjve.

    Përgjigju
  • Plaku nga vlora: 09/08/2024 10:28

    I bej thirrje te rinjve i ..KUJDES DASHURIS SE K .EDHE MIQESIN E POLICIT MOS E PRANONI.

    Përgjigju
  • Lexues: 09/08/2024 10:24

    Nuk ka nevoje te botoni foto me njerez te pergjakur e te plagosur ne fytyre. Faqen tuaj mund ta lexojne edhe femije. Te arrestohen pergjegjesit dhe te merret gjykata e prokuroria me to. Per cfare i duhen shoqerise sone keto telenovela te pergjakshme?

    Përgjigju
  • Pet.: 09/08/2024 10:06

    Vip-se ekrani mobilizohuni ne mbrojtje te ketyre gocave (ashtu sic bene "artistet")

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 09/08/2024 09:25

    Edhe keto kurva do te mbrohen si kriminel stresi se jan arrtiste.

    Përgjigju
  • Arben: 09/08/2024 09:11

    Top Channel promovon keto figura te ndritura si model per rinine!

    Përgjigju
  • lola: 09/08/2024 08:45

    Mos i ke marrë të dashurin moj korbë se kot nuk të gjuan njeri.

    Përgjigju
    • Or tej: 10/08/2024 17:58

      Ja mori me zor apo do kete shkuar vete ai or teeeejjjjj

  • Kurvat në burg: 09/08/2024 08:24

    Kjo tregon sa "të ëmbla" janë kurvat e ekranit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?