Monumenti i Pavarësisë

Kronikë

Dhunohet monumenti i Pavarësisë në Tiranë, pllakat vidhen për skrap

27 Nëntor 2021, 15:02| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 15:05

  • Share

Edhe pse jo pak herë flasim për patriotizëm, veçanërisht pranë datave festive apo ndeshjeve të kombëtares, jemi po ne që vijojmë të vandalizojmë monumentet dhe simbolet tona më të rëndësishme.

Siç mund të shihni edhe nga fotot, një ditë para 28 nëntorit pllakat metalike të monumentit të Pavarësisë janë vjedhur për skrap.

Monumenti i Pavarësisë u vendos në mes të Parkut “Rinia” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar.

Por pavarësisht mirëmbatjes së vazhdueshme nga ana e Bashkisë së Tiranës, janë jo të pakta rastet kur pllakat vidhen për skrap ose hidhen mbishkrime nga ana e qytetarëve krahas atyre të firmëtarëve duke dhunuar monumentin simbol të Pavarësisë.

Monumenti i Pavarësisë

 

Komento

Komente

  • Iris: 28/11/2021 01:30

    Eshte vertet ironike, nje dite para festes kombetare,por ama eshte ironik dhe ky monument i trishte,te cilin imagjinata e ben te perdoret per cdo gje,por jo si monument kushtuar pavaresise!Sa para ka kushtuar kjo kryeveper mediokriteti?

    Përgjigju
  • Prefekti: 27/11/2021 19:57

    O ti qe shet fiq. Po sikur kishit vendosur kamera????? Apo futja kot se e ha ky popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?