Kronikë

Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij: Na rrahu njëri na bëri peshk (VIDEO)

6 Gusht, 13:13| Përditesimi: 6 Gusht, 13:19

  • Share

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij janë dhunuar nga një person i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Genard Hajdini ka qenë së bashku me babain në lokal kur u goditën me grusht në fytyrë nga një person i paidentifikuar.

Ai dhe babai u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim për goditjet në fytyrë. Gjendja e tyre nuk ishte në rrezik për jetën.

“Na rrafi njëri na bëri peshk fare, ishte i fortë, i fortë i dheut. Po fajin e kishte dhe çik baba se foli me zë të lartë. Po dhe ai vetë e krujti se i ra babës me grusht të parit”, ka thënë vetë Genard Hajdini në një video të botuar prej tij nga Spitali i Traumës ku mori mjekim në momentet e para.

Pas daljes nga spitali, Genard Hajdini bëri denoncim në polici për ngjarjen.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 06/08/2025 17:56

    Zoto e denofte kete person qe i qelloi keta njerez perendie

    Përgjigju
  • Lushka: 06/08/2025 15:42

    Turp turp turp... po rrihen ato te dy!? U shkrifsh ti qe ngrite doren tek ato te dy. Po ka njerez me te mir se ato shikojnr punen e vet. Nuk i kan ren kurre ne qafe njeriu. Ashtu i mori jeta ashtu e jetojn se ne kete komb u ulen malet u ngriten halet. U shkrifsh ti qe i gjuajte atyre njerezve te pa mbrojtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?