Foto ilustruese

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 20-vjeçari në Durrës! Në pranga edhe një tjetër i shpallur në kërkim

21 Janar 2022, 14:37| Përditesimi: 21 Janar 2022, 14:39

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre mësohet se ishte shpallur më herët në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar Emanuel Hasran me 4 muaj burg në vitin 2017 për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë së Durrësit ka rënë edhe 20-vjeçari me inicialet R.R. Sipas Policisë, i riu ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Emanuel Hasra, 26 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 23.10.2017, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".    

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Fllakë, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?