Policia e Dibrës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se i riu me inicialet Xh.R., ka dhunuar bashkëshorten e tij 21-vjeçare.
Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ka dhunuar fizikisht nënë e tij në Bulqizë për motive të dobëta. Mësohet se në kërkim është shpallur V.S., 35 vjeç
Njoftimi i Policisë
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 28 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 21 vjeçare.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë shpallur në kërkim shtetasin V. S., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, 67-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.