Prova materiale nga arrestimi

Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet 40-vjeçari në Kukës, akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

6 Janar 2023, 09:34| Përditesimi: 6 Janar 2023, 09:37

  • Share

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi u kap në flagrance për dhunimin e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Bilbyl Fetahi është emër i njohur për policinë pasi kishte  me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

40- vjeçari, banues në fshatin Pistë ka kërcënuar të gjithë familjarët me armë zjarri dhe i ka dhunuar fizikisht.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë,9 kapsolla detonatore dhe 3 metër  fitil zjarrpërcjellës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

 

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 06/01/2023 19:53

    Ka faj gjykata qe e nxerr bq trim me grat pederast.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?