Pika kufitare Muriqan

Kronikë

Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim

13 Mars, 14:19| Përditesimi: 13 Mars, 14:25

  • Share

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar pasi plagosi rëndë me sende të forta një 19-vjeçar në Durrës.

Nazif Xhaferraj u kap në pikën kufitare të Muriqnit, teksa po temtonte të dilte nga Shqipëria.

"Shtetasi Nazif Xhaferraj ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.02.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. Xh. (i proceduar penalisht), ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Gj., 19 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar rëndë", informoi sot policia.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?