Foto ilustruese

Kronikë

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

15 Tetor 2024, 12:53| Përditesimi: 15 Tetor 2024, 13:05

  • Share

Durrës- Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe e ka kanosur me thikë nënën e tij.

Po ashtu ai ka kundërshtuar edhe blutë gjatë shoqërimit për në Komisariat.

“S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundështuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?