Akuzohet se përdhunoi gjyshen, lihet në burg! Saimir Meçani: Sajesë nga babai im, do të më shesë tokat! Pezullohen 3 policë, shkelën rregullat e shoqërimit (VIDEO)

2 Shkurt 2021, 14:13| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 16:45

  • Share

"E kam dhunuar gjyshen, por se kam përdhunuar dhe kjo është sajesë". Me këto fjalë Saimir Meçani 36 vjeç ka kërkuar lirinë nga gjykata e Lushnjes, i cili akuzohet se dhunoi fizikisht e përdhunoi gjyshen 89 vjeçare.

Ndërsa kërkesa e tij është refuzuar dhe ai do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve për akuzat e dhunës për shkak të mardhënies familjare dhe përdhunimit të persoanve të pazotë për t'u mbrojtur.

Meçani u prangos dy ditë më parë nga policia e Divjakës e cila ndaj tij ngriti dy akuza. 36 vjeçari rrezikon 12 vite burg, ndërsa në Greqi ka qenë i dënuar për përdhunim ndaj kushërirës së tij të mitur.

Avokati i tij ka thënë se Saimir Meçani jepte versione të ndryshme, duke e nxjerrë veten të pafajshme nga kjo histori.

Saimir Mercani

Ora 16:28
Ia hoqën kapuçin, lejuan mediat ta filmonin brenda në furgon e ta merrnin në pyetje Saimir Meçanin, pezullohen 3 policët

Mënyra e shoqërimit të Saimir Meçanit në Gjykatë, është kryer në shkelje të të gjithë rregullave nga ana e efektivëve të policisë së Fierit, për pasojë ndaj tyre është marrë masa e pezullimit nga detyra.

Siç shihet në videon që Report Tv sjell, policët kanë lejuar një prej gazetarëve të pranishëm që t’ia hiqnin kapuçin Metani, pasi ky i fundit nuk donte që të dilte me fytyrë në media. Sikur kjo të mos mjaftonte, ka qenë vetë një nga policët i cili duke mos marrë aspak parasysh prezumimin e pafajësisë të të akuzuarit, ia heq kapuçin për t’i lejuar mediat që ta filmonin dhe e kanë lënë atë me qëllim në furgon që të merret në pyetje nga gazetarët.

Ky veprim i bërë nga policët, u ka kushtuar atyre vendin e punës, për pasojë janë pezulluar. Bëhet fjalë për efektivët T. K., F. G. dhe G. Ç..

"Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.    

Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.   Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë", thuhet në njoftim. 

1612280630_Sequence03.00001819.Still028.jpg 

Ora 14:55
Akuzohet se përdhunoi gjyshen, Meçani: E sajuar nga babai im, do të më shesë tokat! Avokati: Jepte versione të ndryshme, nxirrte veten të pafajshëm

Saimir Meçani ka deklaruar se nuk e ka përdhunuar gjyshen e tij. Sipas ktij këto akuza i ka sajuar i ati të cilin e akuzon se do ti shesë tokat.

“I martuar jam, fëmijët vijnë pasnesër. Jo se kam përdhunuar, gjallë në botë jo. Jo se kam bërë veprimin. Do shikohet për 5 ditë, te gjyqi. Babai im akuzoi të nesërmen. Pse nuk  tha atë ditë. Të thoshte atë ditë. Nuk e di pse e bën e di ai, ai është babai im që i vogël dhe më vuri baba tjetër, do të më shesë dhe tokat. Edhe plakët time e la ai. Nuk isha dënuar në Greqi. Isha pa letra, jo nuk është e vërtetë që kam dhunuar kushërirën. Do më lini rehat”, tha ai.

Avokati i tij ka thënë se Saimir Meçani jepte versione të ndryshme, duke e nxjerrë veten të pafajshme nga kjo histori.

“I akuzuari nuk e pranoi akuzën jepte versione të ndryshme duke e nxjerrë veten të pafajshëm. Gjykata e la në masën arrest me burg, për ti shërbyer më tej hetimit i kërkova gjykatës ekzaminim nga instituti i mjekësisë ligjore. Kërkova që nga gjykata të lihej në masë të arrestit të shtëpisë në mbikqyrje. Ai nuk pranon akuzat e përdhunimit dhe të rrahjes jo se mendon që e ka rrahur babai”, tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 02/02/2021 23:00

    ESHTE JEVG,,,PUNE JEVGJISH,,MEHMETI KOT NUK DONTE TI ZHDUKTE KETA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?