Estradohet nga Dubai për në Shqipëri, Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe në rrjete sociale si Klevio Serbiano.
Kleiol Ahmeti u ekstradua në kuadër të operacionit ‘The Wanted’ i shpallur në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe Fier.
39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2024 nga Gjykata e Apelit, që kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.
Bëhet fjalë për reperin Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.
Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Interpol Tirana
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.
Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qëndruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.
Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.
Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia.
Lajmi në përditësim...
Komente
