Vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës Ormir Gucia 47-vjeç pasi dhunoi efektivin Admir Okaj gjatë një konflikti të çastit.
"Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër", njofton policia.
AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Lajmi kryesor:
Dhunohet polici në Shkodër! Fqinji e godet me sende të forta në kokë pranë shtëpisë! Gjatë konfliktit u shkrep arma (Emrat-Video)
B.K/ReportTv.al