Foto ilustruese

Dhunoi gruan, arrestohet 43-vjeçari në Durrës! Një tjetër në pranga pasi u kap i dehur në timon, makina pa targa

19 Janar 2022, 13:41| Përditesimi: 19 Janar 2022, 13:45

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona. Në pranga ka rënë një 43-vjeçar me inicialet A.T. Mësohet se personi në fjalë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Sakaq, është arrestuar nga policia edhe një 53-vjeçar me inicialet N.Xh. Raportohet se ai u kap nga blutë e Durrësit duke drejtuar një met pa dokumente në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, një automjet pa dokumente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?