Kronikë

Dhunoi gruan, fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

7 Maj, 11:14| Përditesimi: 7 Maj, 13:03

  • Share

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Forest”. Në pranga ka rënë Luan Alla pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre si dhe posedonte një armë zjarri. 

Policia thotë se mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, ndërhyri në banesën e 45-vjeçarit në fshatin Kus, i cili në momentin që ka parë efektivët, ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, dhe më pas duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar. 

Efektivët u vunë në ndjekje të tij dhe pas gati dy orësh kërkimesh në pyll, bënë të mundur kapjen e tij. Policia sekuestroi edhe armën e zjarrit kallashnikov që dispononte pa leje dhe një thikë. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.   

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.      

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç. ", njofton policia.      

 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?