Armët dhe municionet e sekuestruara

Dhunoi gruan me tre fëmijët dhe po i kërcënonte për t'i vrarë, policia e kap me pistoletë me fishek në gojë

16 Shkurt 2020, 11:30| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 11:42

  • Share

TIRANË-Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dhunoi dhe po kërcënonte me armë zjarri  për t'i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët. I arrestuari është Osman Memaj banues në fshatin Gurrë të Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan dy armë zjarri, tritol, municion luftarak e një thikë.

Sipas policisë, Memaj në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe tre fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes pas sinjalizimit, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Ndërkohë që më pas nga efektivët e policisë së komisariatit Nr. 1. në kuadër të operacionit të koduar "Befasia" u kontrollua banesa ku u gjetën armët e zjarrit dhe tritoli. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje", "Armëmbajtja pa leje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Komento

Komente

  • Kafsha: 16/02/2020 12:42

    Njeri i egër mali, diversant bajgë! Egersira të tilla duhet tu nenshtrohen testeve të forta mjekesore qe në rini qe të mos lejohen të bejne femije, as të mos martohen! Shpejt urgjent ligj për nje gje të tillë!

    Përgjigju
    • Keto Jane dhuratat e Malokut Serb Sali: 16/02/2020 17:20

      Deri sa Maloku Serb Sali,,deri sa te japi shpirt Si qeni,,,di te vriten edhe shume te tjere .Sali Maloku Serbi do Jetoje Si Pantera e zeze,,,i lumntur... Ngaqe Popull Budalla ka gjetur ... Vetem Haklajt ,,do i vine hakut Serbit Sali Maloku..

    • Njeriu: 16/02/2020 15:14

      Se mos e ke për kryetarin e Ps (larg qoftë)?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?