Momenti ku dy vëllezërit Nallbati konfliktohen me shoferin

Kronikë

Dhunuan shoferin e kamionit, Gjykata e Korçës liron nga qelia vëllanë e Bledjon Nallbatit! E lë në detyrim paraqitjeje

6 Maj, 13:59| Përditesimi: 6 Maj, 15:39

  • Share

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Alti Nallbatin, vëllain e kandidatit të PD-së Bledjon Nallbati, i cili u arrestua pak ditë më parë për dhunën e ushtruar ndaj një shoferi kamioni në Bilisht. 42-vjeçari është lënë në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore". Avokati Nevzat Tarelli tha se gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën detyrim paraqitjeje, masë e cila kundërshtohet gjithashtu nga mbrojtja me argumentin se s’ka fakt penal.

“Në vlerësimin tonë mungon edhe elementët e veprës penale të prishjes së qetësisë publikë që është kundërvajtje penale. Ka pasur një akt të motivuar nga OPGJ për shkak se aty ka ndodhur një incident një konflikt verbal midis dy persona dhe ka ndodhur në unazën e qytetit të Bilishtit, tek rrethrrotullimi i Mirasit.  Në vlerësimin tonë nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale.”, ka deklaruar avokati. 

Për mediat foli edhe deputeti Nallbati, i cili i shpëtoi procedimit edhe pse në video shihej qartë se ishte më agresiv se i vëllai ndaj shoferit të kamionit. Deputeti demokrat foli me “gjuhën” e Berishës duke sulmuar prokuroren, drejtorin e policisë dhe Niko Peleshin, të cilin e akuzon si personi që qëndron pas këtij inskenimi. 

“Sikundër e dëgjuat prokurorja e çështjes, ish vartëse e Niko Peleshit, personit që u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon para gjykatës dhe thotë që nuk i kam marrë ende pamjet por them të caktohet një masë sigurie.  Thotë vlerësova si të drejtë arrestimin në flagrancë për vepra që nuk qëndrojnë dhe kërkoj që të caktohet një masë sigurie kundër një personi pavarësisht se ende nuk i administroj këto akte. “, tha ai.

Më pas ai vijoi me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit komentoi ngjarjen në takimin që mbajti një ditë më parë në Devoll, duke thënë se do ta marrë përgjigjen më 11 Maj. 

“Unë e kuptoj drejtori i policisë, Niko Peleshi janë eunukë, të paburrë që marrin dhe zbatojnë urdhëra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama. Unë atyre do ua jap përgjigjen ligjërisht por kjo çështje sapo ka filluar.  Kanë marrë në qafë një punonjës që ka firmosur shkresat mbi këtë akt akuzë, me urdhër dhe ata e dinë mirë.  E ftoj atë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë në SPAK. Sot i them Edi Ramës këtij skërfyelli dy metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika që nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. “, tha ai. 

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?