Kronikë

Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli

23 Janar, 10:42| Përditesimi: 23 Janar, 14:15

  • Share

Nipi i ish-deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, u arrestua nga policia, pasi kishte thyer masën e “arrestit në shtëpi” për 20 gram kokainë dhe shuma parash që iu gjetën në makinë në tetor të vitit 2023.

Në këto kushte, gjykata kërkoi rëndimin e masës ndaj Ariel Rrajës duke caktuar “arrest në burg”. Kur uniformat blu shkuan të ekzekutojnë masën në afërsi të një karburanti në Fushë-krujë, u përballën me babanë e 24-vjeçarit, Flamur Rrajën, që siç policia thotë, bashkë me një 26-vjeçar, kundërshtuan punonjësit duke i penguar të shoqërojnë në komisariat djalin, dhe tashmë po hetohen të dy të lirë.

Fisi Rraja tërhoqën sytë e mbarë opinionit publik 6 korrikun e vitit 2023 për rrahjen barbare ndaj 2 kushërinjtë Maja në Thumanë pas ankesave që kishin bërë se guroret e fisit Rraja i kishin dëmtuar banesat në Borizanë. Pamjet e dhunës me shkopa bejsbolli dhe armë në duar, që i filmuan me celularët e tyre si provë kërcënimi se të njëjtin fat do të pësonin edhe banorët e tjerë nëse ankoheshin, u bënë shkak për disa reagime zinxhir, shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS-së dhe shkrirjen e komisariatit të Krujës

Por nuk kaloi shumë, dhe dhuna e fisit Rraja u shfry nga Prokuroria e Tiranës në “plagosje të lehtë” dhe kanosje, bazuar në një ekspertizë që la vend për dyshim, pasi dhunën barbare të dëshmuar me video ndaj 2 kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja e konsideruan dëmtim të lehtë. Tashmë asnjë nuk është as në qeli për dhunën ndaj Majave.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.    Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.', - thuhet në njoftimin e policisë, sot 23 janar.

G.K/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/01/2025 02:48

    E pse po ndiqen /ne gjendje te lire/,apo se mbiemri i tyre eshte Rraja?!

    Përgjigju
  • Gjyshi: 23/01/2025 14:30

    Ka ardhur koha te zhduket kjo familje vradesish dhe trafikantesh! Uroj qe te fillojne te paguajne rende njelloj si bandat e tjera ne zhdukje.

    Përgjigju
  • Bobi: 23/01/2025 11:19

    Bej habi si e kane kap.Del tani prap se nuk i duhen Ramazonit me 11 maj. Mos u lodhni kot me shkrime te tilla. Shif mos arrestojne ndonje te rrezikshem qe po rregullon tualetin apo catine e shtepise. Ai I ben dem shoqerise keto qe "mbledhin" vota per PS keto jane engjej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?